RT pezullon gazetarin rus që bëri thirrje për “djegie të fëmijëve ukrainas”

RT pezullon gazetarin rus që bëri thirrje për “djegie të fëmijëve ukrainas”

Transmetuesi shtetëror rus, RT, ka pezulluar dhe dënuar një prej prezantuesve të saj kyçë, Anton Krasovskyn, pasi ai ka bërë thirrje për djegie dhe mbytje të fëmijëve ukrainas.

Deklaratat e tij në televizion kanë nxitur kritika në rrjetet sociale dhe ai ka kërkuar falje.

Krasovsky ka qenë duke iu përgjigjur shkrimtarit, Sergei Lukyanenko, i cili ka thënë se në perëndim të Ukrainës, dikur më 1980, ai ka dëgjuar fëmijët duke thënë se “Ukraina është pushtuar nga moskovitët”.

RT është televizion me qasje pro-Kremlinit.

Përgjatë intervistës, Krasovsky shihet duke buzqeshur teksa deklaron se “vetëm mbytni ata fëmijë, mbytni ata”.

Si alternativë, ai ka përmendur se ata mund të digjen.

Ai ka bërë shaka edhe për ushtarët rusë që dhunojnë gjyshet ukrainase.

Kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, i ka dënuar komentet e Krasovskyskut duke i përshkruar si “të egra dhe të neveritshme”.

Ukraina e ka akuzuar këtë kanal televiziv për nxitje të gjenocidit.

Ky televizion shtetëror rus u ka dhënë hapësirë të konsiderueshme prezantuesve që mbështesin hapur luftën kundër Ukrainës dhe bëjnë thirrje për më shumë agresion ushtarak.

Ata vazhdimisht hedhin poshtë të dhënat për mizori ruse, duke i konsideruar si “fabrikime” ukrainase.

Komitetit Hetues i Rusisë, i cili heton krimet serioze, është duke u marrë me komentet e Krasovskyt, ndonëse ende nuk dihet se çfarë ligji rus mund të ketë shkelur ai.

Në dy vjetët e fundit Krasovsky ka qenë drejtor i RT-së në gjuhën ruse.

Ai është i sanksionuar nga Bashkimi Evropian për shkak të mbështetjes së madhe për luftën e presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Putin e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Related Articles