Sindikata e Punëtorëve të RTK-së të mërkurën ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme që do të zhvillohet para objektit të RTK-1, shkruan Gazeta Enigma.
‘’Zëri ynë i përbashkët është forca më e madhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të RTK-së’’, thuhet mes tjerash.
Tutje, shtohet edhe se, në protestën e nesërme, do të bëhen publik hapat e mëtejmë, përfshirë nisjen e grevës dhe bojkotit të punës, nëse situata nuk ndryshon.
Komunikata:
THIRRJE PËR PROTESTË MASIVE
Të nderuar kolegë e punëtorë të RTK-së,
Nesër, më 13 nëntor 2025, në ora 11:15, para objektit të RTK-1, zhvillohet protesta e dytë me radhë e organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK).
Kjo është një thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët pa dallim sektori, pozite apo përvoje. Zëri ynë i përbashkët është forca më e madhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të RTK-së.
Ftojmë gjithashtu mediat e vendit që ta mbulojnë këtë protestë dhe të shprehin solidaritet me punonjësit e Radiotelevizionit Publik.
Gjatë protestës së nesërme do të bëhen publik hapat e mëtejmë, përfshirë nisjen e grevës dhe bojkotit të punës, nëse situata nuk ndryshon.
Detajet do të komunikohen gjatë ditës së nesërme.
Le të jemi të gjithë bashkë — për pagë, dinjitet dhe të ardhme të sigurt për RTK-në!
SPERTK – Sindikata e Punëtorëve të RTK-së.
