Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, me gjashtë vota për, ka votuar kërkesa e RTK-së për ndarjen e mjeteve buxhetore për periudhën tetor-dhjetor 2023.
Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, tha se diskutimet për këtë pikë kanë përfunduar dhe obligohet drejtori i përgjithshëm i thesarit në Ministrin e Financave që të bëjë ndarjen e këtyre mjeteve buxhetore për RTK-në.
Sipas Mujës shuma e ndarë për RTK-në për këtë periudhë është 2 milionë e 240 mijë euro.