Rubin: Në 1999 mësova për marrëdhëniet e CIA-s me Ramush Haradinajn, ishin në kontakt prej vitesh

Rubin: Në 1999 mësova për marrëdhëniet e CIA-s me Ramush Haradinajn, ishin në kontakt prej vitesh

Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, ka folur sot edhe për marrëdhëniet e CIA-s amerikane me anëtarët e UÇK-së.

Ai u shpreh se e ka kuptuar se më 1999, CIA kishte kontakte me Ramush Haradinajn.

“Unë nuk e mësova për CIA-n me Ramush Haradinajn. Këtë e kam mësuar në vitin 1999-ën, por në atë kohë mësova se kjo ka ndodhur edhe në vitin 1998. Takova shefin e CIA-s dhe gjithë punonjësit e CIA-s dhe mësova për marrëdhënien e tyre me Haradinajn dhe e di që kishin vite që kishin kontakt me njëri-tjetrin.”

“Unë besoj se atyre u është thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, të mos kryenin krime lufte, dhe sigurisht, të mos e promovonin fundamentalizmin islamik. Kjo ka qenë politika jonë kryesore asaj kohe”, tha Rubin.

Related Articles