Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës amerikane në Dubai

Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës amerikane në Dubai

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio ka konfirmuar një dron goditi një parking ngjitur me ndërtesën e konsullatës.

Konsullata ndodhet në një zonë të populluar të qytetit, afër ambasadës britanike dhe konsullatës saudite, raporton BBC.

“Kur hyra, pashë edhe raportimet e mediave në lidhje me konsullatën e Dubait. Përditësimi i fundit që mora me sekonda para se të dilja para këtyre kamerave ishte se një dron për fat të keq goditi një parking ngjitur me ndërtesën dhe më pas shpërtheu një zjarr në atë vend”.

“I gjithë personeli është i regjistruar. Siç e dini, ne filluam të tërhiqnim personelin nga strukturat tona diplomatike përpara kësaj”, shtoi Rubio.

Related Articles