Largimi i barrikadave në veri ende s’ka filluar, edhe pse është paralajmëruar se një gjë e tillë do të niste mëngjesin e 29 dhjetorit.
Ajo që ndryshon sot është se në barrikadën e vendosur në Rudarë, komuna e Zveçanit, nuk ka më njerëz.
Njerëzve që punojnë në institucionet e Serbisë në veri iu është thënë që më nuk kanë nevojë të dalin në barrikada.
Megjithatë, barrikada me automjete vazhdon të mbetet.