Qendërmbrojtësi gjerman dhe i Real Madrid, Antonio Rudiger ka bërë një gjest human. Mbrojtësi që do të luaj me Gjermaninë në Botëror do të ndajëë të gjitha fitimet në “Katari 2022” për kryerjen e operacioneve për 11 fëmjë në Sierra Leone.
Në bashkëpunim me organizatën gjermane të ndihmës BigShoe, Rudiger do të financoj operacionin e 11 fëmijëve të Sierra Leones, vendlindjës së nënës së tij.
“Është e dhembshme të shohësh rrethanat në të cilat rriten fëmijët nga Sierra Leone” ka thënë Rudiger.
11 fëmijët kanë probleme të lindura me gjymtyrë dhe nuk mund të ecin. Rüdiger e ka të qartë se kjo lloj ndihme është më e pakta që mund të bëjë për shkak të pozitës së tij të privilegjuar në shoqëri falë futbollit.
“Të ndihmosh këtu është një çështje nderi për mua. Do të doja ta zbatoja shumë projekte të tjera në Sierra Leone me familjen time në të ardhmen”, ka thënë ai.