Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i ka hyrë sërish garës për kryetar të kësaj komune.
Emri i tij figuron në listën e prezantuar nga KQZ, ku shihet se ai ka aplikuar për çertifikim si kandidat i pavarur.
Suma nuk është i vetmi kandidat i pavarur që po kandidon për kryetar komune.
Deri tash janë edhe pesë kandidatë tjerë që synojnë të marrin drejtimin e komunave si kandidatë të pavarur.
Partitë politike kanë kohë deri nesër që t’i dërgojnë emrat për certifikim në KQZ për kryetar të komunave dhe asamble.
Lista e kandidatëve të pavarur që kanë aplikuar për t’u certifikuar në KQZ:
Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;
Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;
Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;
Milazim Lushaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Kuvend Komunal në Prizren;
Rufki Suma ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Hani i Elezit;