Të shtunën më 15 shkurt nga ora 22:00, deri të hënën e 17 shkurtit në ora 20:00, rruga “Garibaldi” (nga udhëkryqi i Bankës Qendrore deri te Grand Hoteli) do të jetë e mbyllur për parkim dhe qarkullim për shkak të organizimit të parakalimit të trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Kështu kanë njoftuar institucionet kompetente të kryeqytetit.
“Ju lutemi të planifikoni lëvizjet tuaja duke përdorur rrugë alternative dhe të respektoni udhëzimet e autoriteteve për mbarëvajtjen e këtij organizimi të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.