Ruge: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është prioritet për Gjermaninë

Ruge: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është prioritet për Gjermaninë

Këshilltarja politike e kancelarit gjerman Olaf Scholz për çështjet evropiane, Undine Ruge, konfirmoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është bërë një nga prioritetet kryesore të Gjermanisë.

Duke iu referuar deklaratës së kancelarit Scholz më 29 gusht në samitin e mbajtur në Pragë të Çekisë, Ruge kujton se samiti i së enjtes është pjesë e angazhimit personal të kreut të qeverisë gjermane në kuadër të procesit të Berlinit.

“Më duhet të theksoj edhe një herë se ky nuk është një samit i BE-së, edhe nëse në të marrin pjesë liderët e BE-së. Është një proces tjetër i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, më 6 dhjetor”, tha Ruge, duke sqaruar se samiti organizohet nga BE.

Ajo tha se që nga samiti në Berd të Sllovenisë në tetor 2021, ka një marrëveshje që një herë në vit të mbahet një takim i nivelit të lartë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Përgatitjet për këtë samit në dhjetor sapo kanë filluar,” tha ajo.

Ndryshe, liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen më 3 nëntor në Berlin në kuadër të Procesit të Berlinit, ku duhet të nënshkruajnë tri marrëveshje që vlerësohet se do t’i japin dinamikë të re situatës aktuale në këtë rajon.

Marrëveshjet që do të nënshkruhen janë për njohjen reciproke të kartave të identitetit mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më pas për njohjen reciproke të diplomave universitare, si dhe kualifikimet profesionale.

Related Articles