‘Rugova ia ka dhanë mundësinë të dytit’, ‘Thaçi nuk i pasë ato vota’ – Përplasen Bajqinovci-Demhasaj

‘Rugova ia ka dhanë mundësinë të dytit’, ‘Thaçi nuk i pasë ato vota’ – Përplasen Bajqinovci-Demhasaj

Një përplasje ka ndodhur në studion e “Politiko” në mes të deputetit Mefail Bajqinovci dhe komentatorit politik Arton Demhasaj.

Bajqinovci ka thënë se vetëm dy figura politike kanë bërë lëshime në kulminacionin e karrierës së tyre.

Sipas tij, këto dy figura janë Albin Kurti dhe Ibrahim Rugova,

“Dy figura kanë bërë lëshimë në kulminacionin e karrierës, jo Hashim Thaci nuk e ka bërë, nuk ka pasur vota, po flasim për Albin Kurti njeriun më të votuar të të gjitha kohërave dhe Ibrahim Rugovën të dytë kanë bërë kompromise politike”, tha ai në Kanal10.

Më këtë nuk u pajtuar komentatori politik Arton Demhasaj.

Ai tha se Hashim Thaci ka bërë kompromise politike kur e ka bërë kryeministër Isa Mustafën.

Related Articles