Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka fajësuar Agjencinë e Statistikave të Kosovës për dështimin e procesit të regjistrimit të popullsisë për këtë vit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rukiqi ka shkruar se adresa e dështimit të këtij procesi është Qeveria.
“Ndoshta eshte mire me ja rikujtu Ministrit, qe Agjencia e Statistikave te Kosoves, nuk eshte krijuar, e as nuk vepron, ne nje “univers paralel”. Agjencia e Statistikave te Kosoves, eshte pjese e Zyres se Kryeministrit, rrjedhimisht pergjegjesia direkte per deshtimin e regjistrimit te popullsise, ka adrese: Eshte Kryeministri dhe Qeveria”, ka shkruar Rukiqi.