Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka folur pas publikimit të koeficientit të ri të pagave, ku kryeministri Albin Kurti sot gjatë ditës ka publikuar disa grafikë me pagat e reja që do t’i marrin disa kategori punëtorësh të sektorit publik.
Rukiqi në T7 tha se kryeministri e ka paraqitur vetëm një anë të medaljes.
Ai thotë se Kurti nuk i ka paraqitur pagat për administratën e tij, por vetëm për një pjesë të zyrtarëve publikë.
“Është një anomali nëse e sheh në krejt këtë, kryeministri nuk e paraqet krejt pasqyrën, nuk e paraqet krejt kategoritë e zyrtarëve publikë. Nuk e ka askund administratën. Ai nuk i ka treguar dy anët e medaljes.
Ose tek profesorët universitarë, i ka paraqitë vetëm pjesën e arsimit të mesëm, të ulët, po jo edhe pjesën universitare që është e dëmtume”, tha Rukiqi.