Rukiqi: Kurti ka manipuluar me të dhënat për rritjen ekonomike në intervistën për “Bloomberg”

Rukiqi: Kurti ka manipuluar me të dhënat për rritjen ekonomike në intervistën për “Bloomberg”

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti lidhur me rritjen ekonomike të vendit për “Bloomberg”.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryeministri ka manipuluar me të dhënat që ka shfaqur në atë intervistë.

“Duke qenë i vetëdijshëm për përkeqësimin e indikatorëve ekonomik (rritja ekonomike nën mesataren e viteve pas shpalljes së pavarësisë, çmimet e larta, rritja e varfërisë, ulja e eksporteve, miliona euro dëme nga sanksionet, etj), në vitin 2022 dhe 2023, në dy vitet e plota të (mos) qeverisjes se tij, kryeminstri i vendit del dhe manipulon publikisht në kanalin prestigjioz Bloomberg, duke shtrembëruar realitetin e performancës së dobët të ekonomisë, duke ”zbuluar” indikatorë ekonomik që nuk i njeh as teoria e as praktika”.

“Ja si manipulon (nga padituria apo pamundësia për të treguar ndonjë rezultat): I mbledh % e rritjes ekonomike në tri vitet e fundit dhe na e prezanton totalin (16%) si rritje ekonomike. Rritja ekonomike reale është krahasim i një viti me vitin bazë, e jo akumulim i % të viteve të ndryshme, e as mesatare e viteve që na konvenojnë, për të dalur rezultate më të mira”, ka shkruar Rukiqi.

Related Articles