Rumani: Identifikohen personat që shfaqen banerin “Kosova është Serbi”

Rumani: Identifikohen personat që shfaqen banerin “Kosova është Serbi”

Kombëtarja e Kosovës humbi me rezultat 2:0 kundër Rumanisë.

Por, jo gjithçka shkoi mirë sa i përket organizimit në stadiumin “National Arena” në Bukuresht.

“Dardanët” u provokuan rëndë nga tifozët rumunë të cilët shfaqen banerit me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, e po ashtu brohorisnin “Serbia Serbia”.

Kësisoji, menjëherë erdhi reagimi i shtabit teknik kosovar të cilët e detyruan edhe referin ta ndërpresë lojën në minutin e 18-të.

Loja nisi tek pas 45 minutash kur u largua baneri nacionalist dhe u morën masat e nevojshme që lejuan vazhdimin e ndeshjes.

E lidhur me skandalin, janë prononcuar nga Federata e Futbollit të Rumanisë.

Zyrtarët e kësaj federate deklaruan për CNN se baneri ishte futur ilegalisht nga një grup i ultrasëve.

Ata konfirmojnë se janë identifikuar edhe personat që e kanë kryer këtë vepër.

“Ne i dënojmë mesazhet provokuese, ideologjike, politike, fetare apo edhe fyese. Do të zhvillohet një hetim bazuar në fakte”, thuhet nga Federata rumune e futbollit.

Related Articles