Rusët e arrestuar nga incidenti në Gramsh: Jemi turistë, kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura

Rusët e arrestuar nga incidenti në Gramsh: Jemi turistë, kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura

“Jemi turistë. Kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura. Menaxhojmë faqe në Instagram dhe nuk i përkasim asnjë agjencie inteligjente”. Kështu janë shprehur para autoriteteve shqiptare 3 personat e ndaluar pasi kanë tentuar të futen në uzinën e Gramshit.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ka mësuar se pavarësisht pretendimit të tyre, sendet personale të dy djemve dhe një vajze, dy prej tyre rus nga Moska dhe një ukrainas janë çuar në laboratorin shkencor për ekzaminim.

Në faqen e saj të Instagramit 33 vjeçarja, Svetlana Valerneva Timofoeva, ka postuar foto vetëm disa minuta para ndalimit nga policia.  Në këtë blog në njërin nga postimet ajo shkruan se ka 15 vite që e ndjek këtë hob.

Grupi shihet se ka qenë në shumë vende e ka fotografuar uzina të ngjashme. Ata kanë postuar edhe kur vrapojnë pasi autoritetet i kanë zbuluar që janë future në një zonë të ndaluar. Në faqe ka fotografi nga Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia e së fundmi nga Italia.

33-vjeçarja, Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh./tch/

Related Articles