Imazhet e kapura satelitore radhë kilometriku trafiku në anën ruse të kufirit me Gjeorgjinë.
Maxar Technologies që ka siguruar pamjet satelitore tregon se trafiku i mjeteve në drejtim të Gjeorgjisë ishte 16 kilometra të dielën
Cnn shkruan se qindra automjete janë në anën ruse në pritje për të kaluar kufirin, ku rusët presin derinë 48 orë për të kaluar kufirin. Veç atyre me automjete, ka edhe njerëz që kalojnë në këmbë, me valixhe në duar.
Radhët janë krijuar në vendkalimin Verkhnii Lars nga Osetia e Veriut në Gjeorgji dhe në pika të tjera kufitare pas njoftimit javën e kaluae nga Presidenti Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm.
Aktualisht, kufiri është ende i hapur.