Rusët sulmojnë Donetskun, tre të vrarë nga bombardimet

Rusët sulmojnë Donetskun, tre të vrarë nga bombardimet

Guvernatori i Donetskut, Vadym Filashkin ka thënë se ka pasur bombardime ruse në këtë pjesë të Ukrainës.

Ai ka bërë të ditur se nga këto bombardime kanë humbur jetën tre persona, raporton Sky News, përcjellë Enigma.

Filashkin ka thënë se sulmi ka ndodhur konkretisht në Kostyantynivka të Donetskut dhe pos të vrarëve edhe tre persona janë plagosur.

“Tre persona u vranë dhe tre u plagosën si rezultat i granatimeve të Kostyantynivka. Rusët bombarduan qytetin duke vrarë tre burra, ndërkaq tre persona kanë marrë lëndime të lehta”, ka shtuar ai.

Related Articles