“Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka urdhër të ndërmarrë hapa konkretë për të mbështetur normalizimin e situatës rreth Kosovës. Moska është në pritje të reagimit të Beogradit”.
Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, raporton KO.
“Sa i përket ambasadës në Beograd, ambasadori rus në Serbi, i cili është në kontakt të ngushtë me lidershipin serb, ka marrë udhëzime për të ndërmarrë hapa konkretë të mbështetjes, të cilat konsistojnë në normalizimin apo propozimin e mënyrave për normalizimin e situatës. Ne jemi në pritje të reagimit të Beogradit”, tha ajo.
Megjithatë, situata e përgjithshme në veri të vendit mbetet e njëjtë. Rrugët në drejtim të kufijve Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbeten të bllokuara.
Institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e barrikadave në veri, por megjithatë, deri më tani nuk janë parë veprime konkrete.