Rusia ka shkelur për herën e tretë armëpushimin në Mariupol, duke bombarduar korridorin humanitar të krijuar për tërheqjen e popullatës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Në njoftimin e kësja ministrie thuhet se 30 autobusë dhe 8 kamionë s’po lejohen të futen në qytetin ukrainas nga bombardimet ruse.
“Armëpushimi u shkel! Forcat ruse tani po bombardojnë korridorin humanitar nga Zaporizhzhia në Mariupol. 8 kamionë dhe 30 autobusë të gatshëm për të dërguar ndihma humanitare në Mariupol dhe për të evakuuar civilët në Zaporizhzhia. Presioni ndaj Rusisë duhet të rritet për ta bërë atë t’i përmbahet armëpushimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Ukrainës. /Gazeta Enigma/.