Rusia dënoi me vdekje britanikët: Thuhet se do t’i përdorë “kokat” e tyre në negociata

Rusia dënoi me vdekje britanikët: Thuhet se do t’i përdorë “kokat” e tyre në negociata

Rusia ka dënuar me vdekje shtetas britanikë, pjesë e ushtrisë së Ukrainës, që i ka zënë në Mariupol. Britania e Madhe është alarmuar, ndërsa në Ukrainë thonë se Rusia do ta përdorë këtë dënim në negociata me të dhe me perëndimorët..

Dy britanikë dhe një maroken, të cilët janë kapur derisa po luftonin në ushtrinë e Ukrainës në Mariupol, u dënuan me vdekje nga zyrtarët pro-rusë, në lindje të Ukrainës.

Atyre u është bërë një gjyq disaditor, që përshkruhet si “shfaqje e shpifur gjyqësore e periudhës sovjetike”, shkruan The Guardian.

Një gjykatë në pjesën lindore të Ukrainës, e kontrolluar nga Rusia, dënoi 28-vjecarin Aiden Aslin, 48-vjeçarin Shaun Pinned dhe Saaudun Brahim, nën akuzat për “terrorizëm”. Vëzhguesit thanë se procesi kishte për qëllim të imitonte gjyqet e krimeve të luftës të ushtarëve rusë që po bëheshin në Kyiv.

Të dy britanikët kanë thënë se kanë shërbyer në marinën ukrainase, e kjo i bën ata ushtarë aktivë në detyre, të cilët duhet të mbrohen nga konventat e Gjenevës për të burgosurit e luftës, shkruan The Guardian.

Related Articles