Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka bërë shprehjen më të qartë të synimeve të Moskës në luftën ndaj Ukrainës.
Të mërkurën, Lavrov tha se ushtria e vendit të tij tani do të dalë përtej Ukrainës lindore, pasi “objektivat e tyre gjeografike” nuk janë më të kufizuara në rajonin lindor të Donbasit.
Duke folur për mediat shtetërore ruse, Lavrov pretendoi se bisedimet e paqes nuk kishin kuptim, pasi sipas tij, Perëndimi po e shtynte Ukrainën të luftonte dhe jo në tryezën e bisedimeve.
Rusia donte “gjak, jo bisedime”, tha në përgjigje ministri i Jashtëm i Ukrainës.
Kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, presidenti rus Vladimir Putin mohoi vazhdimisht se donte të pushtonte Ukrainën. Ai më pas tha se qëllimi i tij ishte të “çmilitarizonte” Ukrainën në një “operacion special ushtarak”, shkruan Euronews.