Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës po vazhdojnë, por nuk ka pasur shumë përparim në çështjet kryesore politike, sipas një anëtari të ekipit negociator rus.
Negociatori Vladimir Medinsky tha se të dy palët nuk po japin rezultat.
Megjithatë, ai shtoi se po i afroheshin një mirëkuptimi për çështjet dytësore.
“Negociatat kanë vazhduar gjatë gjithë javës, nga e hëna në të premte, në formatin e videokonferencës dhe do të vazhdojnë edhe nesër”, tha ai.
Deri më tani janë zhvilluar disa takime virtuale mes dy palëve, por ende pa shenja paqeje ndërsa ka kaluar një muaj që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.