Rusia do të furnizojë fqinjin e saj, Bjellorusinë, me pajisjet ushtarake më të përditësuara në të ardhmen e afërt.
Kjo pason pas një takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, në Kremlin.
Të dy ranë dakord gjithashtu për mbështetjen e ndërsjellë pas sanksioneve perëndimore, të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ekziston frika se Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit, shkruan Skynews.
Më herët, Qendra e Ukrainës për Komunikime Strategjike tha se nuk mund të përjashtonte që Bjellorusia të nisë një pushtim të Ukrainës këtë mbrëmje.