Rusia: Do t’i furnizojë vendet e varfra me rreth 500 mijë tonë grurë

Rusia: Do t’i furnizojë vendet e varfra me rreth 500 mijë tonë grurë

Rusia ka thënë se do të furnizojë qindra mijëra tonë drithë për vendet e varfra gjatë katër muajve të ardhshëm, me ndihmën e Turqisë.

Agjencia e lajmeve TASS, duke cituar Ministrin e Bujqësisë, Dmitry Patrushev, tha se vetëm 3 për qind e ushqimit të eksportuar sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja kishte shkuar në vendet më të varfra dhe se vendet perëndimore përbënin gjysmën e të gjitha dërgesave.

Marrëveshja u nënshkrua në korrik për të çliruar disa milionë tonë drithë nga portet e bllokuara të Ukrainës, shkruan Sky News.

Tutje, Programi Botëror i Ushqimit tha se lufta në Ukrainë ka përkeqësuar krizën globale të urisë pasi konflikti ka rritur kostot e ushqimit, karburantit dhe plehrave.

Related Articles