“Rusia e kupton se politika e identitetit dhe feja luajnë rol në rajonin e Ballkanit Perëndimor”

“Rusia e kupton se politika e identitetit dhe feja luajnë rol në rajonin e Ballkanit Perëndimor”

Analizë nga njohësi i çështjeve ndërkombëtare Amir Shabani.

“Uashingtoni zyrtar në të shumtën e rasteve mendon se ekonomia dhe investimet do ta mbajnë Ballkanin të qetë dhe stabil. Edhe pse ata konsiderohen paqebërësit e rajonit, megjithatë kjo qasje nuk është funksionale. Në vitin 1989 ekonomia në Jugosllavi ishte e mirë dhe Perëndimi mendonte se ekonomia e tregut të hapur dhe investimet do t’i parandalonin luftërat, mirëpo luftërat në Jugosllavi ishin të njëpasnjëshme, konflikfte ndëretnike dhe për pavarësi. Në vitin 2024, në një periudhë rreth 25-32 vjeçare nga pavarësia e shteteve të ish-Jugosllavisë, Perëndimi (sidomos SHBA-ja) po bën të njëjtin gabim. Ndryshe nga Perëndimi, Rusia e kupton se politika e identitetit dhe feja luajnë një rol masiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm. Rrjedhimisht, Rusia po e përdor këtë dobësi për të destabilizuar rajonin. Vuçiqi e ka kuptuar gjithashtu se SHBA-të i duan dollarët dhe marrëveshjet e biznesit, andaj po manipulojnë dhe luajnë me Perëndimin për të blerë më shumë kohë dhe për t’u arsyetuar për krijimin e konflikteve në rajon!”

Related Articles