Rusia godet me raketa Lvivin e Ukrainës

Rusia godet me raketa Lvivin e Ukrainës

Në orët e mbrëmjes të së martës, Rusia ka goditur me sulme raketore rajonin perëndimor të Lvivit të Ukrainës.

Vdekje nuk raportohet që të ketë, por të paktën katër persona po marrin ndihmë mjekësore, shkruan CNN.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Lviv, Maksym Kozytskyi, tha se fragmentet e raketave ranë në ndërtesa banimi dhe një supermarket.

Njëqind apartamente dhe një kopsht fëmijësh u shkatërruan, por nuk pati të vrarë tha kryebashkiaku i Lviv, Andrii Sadovyi, në Telegram.

Related Articles