Një nga ndërtesat kryesore qeveritare të Kievit është dëmtuar si rezultat i sulmeve të natës.
Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko ka thënë se një nga ndërtesat kryesore qeveritare të Kievit është dëmtuar si rezultat i sulmeve të natës.
“Për herë të parë, ndërtesa e Qeverisë, çatia dhe katet e sipërme janë dëmtuar për shkak të një sulmi armik. Ekipet e shpëtimit po e shuajnë zjarrin”, është shprehur ajo.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko, thotë se ndërtesa qeveritare ishte në flakë si rezultat i një sulmi me dron, raporton BBC.
“Ndërtesa ndodhet në lagjen qendrore Pecherskyi”, ka shkruar Klitschko në një postim në Telegram.