Rusia i kërkon ShBA-së të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë

Rusia i kërkon ShBA-së të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë

Sekretari i shtetit, Antony Blinken konfirmoi se ShBA do të sigurojë 322 milionë dollarë shtesë në ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Financimi i ri sjell ndihmën totale të sigurisë së ShBA-së për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit në 3.7 miliardë dollarë.

Megjithatë, Moska e ka paralajmëruar tani Uashingtonin që të mos dërgojë më shumë armatime për rivalin e saj, pasi lufta në Ukrainë po i afrohet javës së dhjetë.

“Ne theksuam papranueshmërinë e kësaj situate kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin armë në Ukrainë dhe kërkuam t’i jepet fund kësaj praktike”, tha Anatoly Antonov, ambasadori i Rusisë në ShBA.

Related Articles