Rusia i vendosë kushte Perëndimit: Na hiqni sanksionet nëse doni grurë

Rusia i vendosë kushte Perëndimit: Na hiqni sanksionet nëse doni grurë

Perëndimi duhet të heqë sanksionet e vendosura ndaj Moskës nëse duan që gruri rus të shpërndahet në tregjet ndërkombëtare.

Ky është kushti që ka vënë sot Kremlini.

“Presidenti Putin ka thënë….sanksionet direkte dhe indirekte ndaj Rusisë duhet të hiqen,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, sanksionet që Perëndimi i ka vendosur si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës, janë duke prekur  sigurimin e transportit të anijeve, pagesat dhe aksesin në portet evropiane.”

Ukraina dhe Rusia së bashku përbëjnë gati një të tretën e furnizimeve globale të grurit, ndërsa Rusia është gjithashtu eksportuesi kryesor i plehrave kimike, kurse Ukraina furnizues kryesor i misrit dhe vajit të lulediellit.

Eksportet e grurit të Ukrainës janë ndalur nga bllokada e vendosur nga Rusia në portet e saj në Detin e Zi, por Moska fajëson Ukrainën për situatën duke shtuar se vendi nuk po pastron minat nga portet.

Related Articles