Rusia ka lëshuar më shumë se 480 raketa mbi Ukrainë deri më tani

Rusia ka lëshuar më shumë se 480 raketa mbi Ukrainë deri më tani

Rusia ka lëshuar më shumë se 480 raketa mbi Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit të këtij vendi, më 24 shkurt, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

Luftimet në Ukrainë të enjten kanë hyrë në ditën e tetë, derisa qindra civilë kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve ruse.

“Më shumë se 230 nga ato 480 gjithsej “vinin nga brenda Ukrainës”, ka thënë zyrtari.

“Ata kanë sisteme celulare, po i zhvendosin brenda”, ka shtuar zyrtari.

Pjesa tjetër më e madhe e raketave vijnë nga Rusia, “rreth 160 nga Rusia” dhe rreth 70 vijnë nga Bjellorusia, dhe një numër shumë i vogël – më pak se 10 – vijnë nga Deti i Zi, ka treguar zyrtari.

Ndonëse hapësira ajrore mbi Ukrainën “mbetet e kontestuar”, SHBA-ja vlerëson se “sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Ukrainës mbeten të paprekura” dhe “mbeten efektive”.,

Related Articles