Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë, Andrei Paly, vdiq në luftime në Mariupol.
Më herët u raportua se Ukraina pretendonte se e kishte vrarë, derisa luftimet e ashpra vazhdojnë në Mariupol, një qytet port i goditur nga granatimet ruse.
Vdekja e Paly u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Më vonë, një senator rus nga Sevastopol, baza e Flotës së Detit të Zi e quajti si humbje të rëndë, vdekjen e oficerit.
“Sevastopol ka pësuar një humbje të rëndë, të pariparueshme”, u shpreh ai./Gazeta Enigma/