Rusia lëshon alarmin: Jemi pranë përplasjes direkte me NATO-n

Rusia lëshon alarmin: Jemi pranë përplasjes direkte me NATO-n

Rusia dhe NATO janë pranë një përplasjeje të drejtpërdrejtë në Ukrainë. Është ky paralajmërimi serioz i lëshuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërsa kundërshton me forcë furnizimet me armë të Kievit nga Perëndimi. Aleancën ushtarake të atlantikut të veriut e konsideron një sponsor të terrorizmit.

“Vendet e NATO-s, sikur konkurrojnë me njëri-tjetrin, vazhdojnë të pompojnë armë dhe municione për regjimin e Kievit, e furnizojnë atë me informacione të inteligjencës, trajnojnë ushtarë të regjimit të Kievit, japin orientim për zhvillimin e armiqësive, duke iu afruar kështu vijës së rrezikshme të një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake me Rusinë”, tha zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova.

“Ky hap shkon së bashku me furnizimin me armë vdekjeprurëse për regjimin e Kievit, gjë e cila rrit cilësisht përfshirjen e Bashkimit Europian, duke e bërë atë, natyrisht, një palë në konflikt”, tha Zakharova.

Ajo e përmbylli fjalën e saj duke thënë se misioni i BE-së në Kiev do të fillojë punën brenda një muaji dhe për dy vjet duhet të përgatisë mbi 15 mijë ushtarakë të niveleve të ndryshme. Për këto nevoja janë caktuar rreth 107 milionë euro./A2/

Related Articles