Trupat ruse kanë liruar një punonjëse të njohur të kujdesit shëndetësor, e cila përdori një kamerë trupi për të regjistruar punën e saj në Mariupol.
Yuliia Paievska, e njohur në Ukrainë si Taira, kishte arritur t’i transmetonte klipet në shërbimin e lajmeve Associated Press.
Të nesërmen, ajo u kap nga forcat ruse, raporton Sky News.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi lirimin e saj, duke thënë se ajo tashmë është në shtëpi./Gazeta Enigma/