Forcat ruse kanë marrë nën kontroll fshatin Serhiivka në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
Ukraina ka urdhëruar gjithashtu evakuimin e qytetit të Pokrovsk të Donetskut sot pasi forcat ruse po afrohen.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit u bëri thirrje banorëve të mos vonojnë të largohen nga shtëpitë e tyre në një postim në Telegram.
“Armiku po përparon me një ritëm të shpejtë”, tha Serhiy Dobryak, raporton Sky News, përcjellë Enigma.
Ukraina thotë se kapja e Donetskut është një prioritet në fushën e betejës për Moskën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar dje se Pokrovsk dhe qytete të tjera aty pranë po përballeshin me sulmet më intensive ruse.
Analistët në Institutin për Studimin e Luftës thanë se forcat ruse po ruanin një “ritëm sulmues relativisht të lartë” në Donetsk pasi Moska “i jep përparësi përparimeve në lindje të Ukrainës” pavarësisht presionit të pushtimit të Kurskut.
Sulmet ruse në rajonin e Donetskut kanë vrarë tre civilë dhe kanë plagosur pesë të tjerë në 24 orët e fundit, tha një zyrtar lokal.