Rusia mirëpret fitoren e Vuçiqit në zgjedhjet në Serbi

Rusia mirëpret fitoren e Vuçiqit në zgjedhjet në Serbi

Rusia e ka mirëpritur fitoren e Aleksandër Vuçiqit në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi.

Vuçiqi dje shënoi një fitore bindëse duke ia zgjatur vetes jetën në pushtet edhe për një mandat tjetër.

“E mirëpresim këtë arritje të Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai ka shtuar që Moska po shpreson që ky rezultat do të çojë në “përforcimin e mëtutjeshëm të miqësisë” midis dyja shteteve.

Peskovi po ashtu iu referua Serbisë si komb “vëllazëror”, marrë parasysh edhe lidhjet historike mes tyre.

Related Articles