Rusia është duke mbajtur një ditë zie pasi të paktën 133 persona u vranë të premten në mbrëmje gjatë një sulmi në një sallë koncertesh në Moskë.
Flamujt janë valëvitur në gjysmështizë, shumë ngjarje janë anuluar dhe kanalet televizive kanë përditësuar oraret e tyre.
Më shumë se 140 njerëz u plagosën gjithashtu kur persona të armatosur hynë në sallën e qytetit të Crocus, duke qëlluar pa dallim përpara se t’i vinin asaj flakën, raporton BBC.