Paralajmërimet e alarmit ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën gjatë natës pasi Rusia nisi një sulm masiv me raketa në vend.
Autoritetet ukrainase raportuan ngritjen e disa bombarduesve strategjikë Tu-95 në orët e para të mëngjesit të së enjtes, me shpërthime të dëgjuara menjëherë më pas, shkruan The Guardian.
Në Dnipro, një seri shpërthimesh të forta u dëgjuan pak pas orës 6 të mëngjesit në qendër të qytetit.
Ka pasur gjithashtu raportime për shpërthime në Zaporizhzhia, Kiev dhe në Lviv. Andriy Sadoviy, kryetari i bashkisë së Lvivit, tha se dhjetë raketa ruse ishin drejtuar në rajonin e Lviv.
Në Zaporizhzhia, afër vijës së frontit me forcat ruse, pati raportime për një ndërtesë apartamentesh të dëmtuara. Nuk kishte informacione për viktima.