Rusia ka goditur Ukrainën gjatë natës me sulmin e saj më të madh me dron që nga fillimi i luftës, tha ushtria e Ukrainës të dielën, ndërsa Moska e intensifikoi sulmin e saj ushtarak pavarësisht se ka mbajtur bisedime të drejtpërdrejta për paqen me Kievin të premten.
Rusia lëshoi 273 drone Shahed brenda një nate, tha Forcat Ajrore të Ukrainës, duke synuar kryesisht rajonin qendror të Kievit, shkruan BBC.
Një grua 28-vjeçare u vra dhe tre të tjerë, përfshirë një fëmijë katër vjeç, u plagosën, sipas Mykola Kalashnik, guvernator i rajonit të Kievit.