Rusia shpall korridoret humanitare për dy qytete të Ukrainës

Rusia shpall korridoret humanitare për dy qytete të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se korridoret humanitare për qytetet Mariupol dhe Volnovakha, do të hapen të shtunën në orën 10:00 sipas kohës lokale të Moskës.

Një “regjim qetësie” do të zbatohet që popullata civile të largohet nga qytetet dhe për këtë ka pajtueshmëri edhe me autoritetet ukrainase, tha Ministria e Mbrojtjes sipas mediave ruse.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë konfirmim nga pala ukrainase.

Më herët, kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko, bëri thirrje për një korridor humanitar mes një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse./GazetaEnimga/

Related Articles