Qyteti port i Ukrainës, Mariupol, është duke u sulmuar fuqishëm, me raportime për qindra shpërthime, ka thënë një burim diplomatik për agjencinë e lajmeve Reuters.
Mariupol është një nga portet më të mëdha të Ukrainës në Detin Azov dhe ndodhet pranë vijës së frontit të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut – të cilin Vladimir Putin e ka njohur si një shtet të pavarur.
Marrja e Mariupolit do ta ndihmonte Rusinë të siguronte një rrugë të drejtpërdrejtë tokësore për në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia në vitin 2014./GazetaEnigma/