Rusia sulmon Ukrainën me dronë e raketa, Polonia i ngrit në qiell avionët luftarakë

Rusia sulmon Ukrainën me dronë e raketa, Polonia i ngrit në qiell avionët luftarakë

Polonia ka ngritur avionët e saj për ta siguruar mbrojtjen ajrore pasi Rusia e ka sulmuar Ukrainën me dronë dhe raketa në rajonin e Livivit, pranë kufirit polak, ku të paktën dy persona u vranë.

Komanda operacionale e Polonisë tha se në qiell janë avionët polakë dhe ata të aleatëve të saj të cilët po operojnë në hapësirën e tyre ajrore.

 “Avionët polakë dhe ata aleatë po operojnë në hapësirën tonë ajrore, ndërsa sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe të zbulimit me radar janë vënë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë,” njoftoi komanda operacionale e Polonisë në platformën X, shkruan France24.

Kryetari i Lvivit, Andriy Sadovyi, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të qytetit ishin angazhuar fuqishëm për të zmbrapsur fillimisht një sulm me dronë dhe më pas me raketa ruse.

Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së u bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë të premten të tregojnë “vullnet politik” për të mbajtur të sigurt zonën përreth centralit më Zaporizhzhia, i cili është më i madhi në Evropë, e që u pushtua nga forcat ruse në javët e para të pushtimit të Ukrainës.

Siç shkruan France24, nga Rusia nuk ka pasur ende asnjë koment për sulmet e natës të së shtunës.

Related Articles