Rusia ka thënë të enjten se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë për t’ia hequr mandatin Millorad Dodikut si president i entitetit të Republikës Sërpska, ka vënë në rrezik ekzistencën e Bosnjës si një vend i bashkuar.
Komisioni zgjedhor i Bosnjës ka vendosur të mërkurën të shkarkojë Milorad Dodik nga detyra pasi një gjykatë apeli javën e kaluar mbështeti një vendim që e burgos atë për një vit dhe e ndaloi të merrej me politikë për gjashtë vjet, raporton Reuters.
Dodik është një nacionalist pro-rus me lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili prej kohësh ka mbështetur shkëputjen e rajonit të dominuar nga serbet nga Bosnja dhe shpesh ka vepruar për të bllokuar integrimin e Bosnjës në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Në përgjigje të vendimit të komisionit, ambasada ruse ka thënë se “vendimi i politizuar” u mor nën presionin e vendeve perëndimore të cilat përdorën agjencitë ligjvënëse për të “shkatërruar kundërshtarët e tyre”.
“Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të përballojë të bëjë një gabim historik”, ka thënë ambasada në një deklaratë.
“A është harruar reputacioni i saj si ‘fuçi baruti evropiane’…?
“Sepse nuk është në rrezik vetëm vendi i Bosnjës dhe Hercegovinës në ‘familjen demokratike evropiane’… Në të vërtetë, është në rrezik ekzistenca e Bosnjës dhe Hercegovinës si një vend i bashkuar”, ka thënë më tej ambasada.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në vitin 2021, Rusia dhe Kina bllokuan nism e Christian Schmidt, një ish-ministër gjerman, si përfaqësues i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë me mandat për të parandaluar që Bosnja multietnike të rrëshqasë përsëri në luftë civile.
Nacionalistët serbo-boshnjakë nuk e kanë njohur kurrë Schmidt si një të dërguar ligjor dhe as nuk i kanë respektuar vendimet e tij.
Dodiku e ka hedhur poshtë dënimin e tij nga gjykata në shkurt. Të mërkurën, ai ka njoftuar një referendum nëse ai duhet të qëndrojë në detyrë dhe akuzoi Schmidt dhe myslimanët (boshnjakët) për komplot për ta rrëzuar atë.
Rusia u ka bërë thirrje autoriteteve boshnjake të shpërfillin “diktatin e jashtëm” dhe të punojnë për të ulur tensionet.
“Nëse situata del jashtë kontrollit, ata do të mbajnë përgjegjësinë”, ka thënë ambasada. “Momenti i së vërtetës për Bosnjën dhe Hercegovinën ka ardhur sepse pas kësaj mund të vijë një pikë pa kthim”.
Bosnja është në krizën e saj më të keqe politike që nga lufta e viteve 1992-95, e cila vrau rreth 100,000 njerëz. Traktati i paqes i Dejtonit i vitit 1995 e ndau Bosnjën në entitete federale autonome serbe dhe boshnjako-kroate me një qeveri qendrore të dobët.