Rusia ka vendosur njësinë e saj të vetme të tankeve operacionale BMP-T ‘Terminator’ në qyteti lindor ukrainas të Severodonetskut.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.
“Severodonetsk mbetet një nga prioritetet kryesore taktike të Rusisë për momentin. Përdorimi i Terminatorëve sugjeron se një formacion rus i njohur si Grupimi Qendror i Forcave është i pranishëm këtu – një formacion që pësoi humbje të mëdha rreth Kievit më herët gjatë luftës” .
“Terminatorët u zhvilluan për t’i dhënë mbrojtje tankeve të betejave pas luftërave afgane dhe çeçene.Por me jo më shumë se dhjetë nga automjetet e vendosura, ato nuk ka gjasa që të kenë ndikim të rëndësishëm në fushatë”, thuhet në një postim të ministrisë britanike në Twitter.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha në video fjalimin e tij të mbajtur mbrëmjen e së shtunës se situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë. Si në ditët e mëparshme, ushtria ruse po përpiqet të sulmojë Slovyansk dhe Sievierodonetsk. Forcat e Armatosura të Ukrainës po e frenojnë ofensivën.