Gjatë ditës së sotme flota ruse e Baltikut zhvilloi stërvitje ushtarake me avionë luftarakë Su-27, detyra e të cilëve ishte të zmbrapsnin një sulm ajror të simuluar në enklavën ruse të Kaliningradit, transmeton Reuters, duke iu referuar agjencisë së lajmeve Interfax, përcjellë GazetaEnigma.
Pjesë e këtij fluturimi ishin më shumë se dhjetë Su-27 të Flotës Baltike, që ishin pjesë e stërvitjes.
Në një deklaratë të kësaj flote thuhet se avionët luftarakë gjatë këtij simulimi Su-27 kanë “shkatërruar” aeroplanët e armikut.
Aktivitetet e ushtrisë ruse u zhvilluan dy ditë pasi Finlanda njoftoi se planifikon të aplikojë për anëtarësim në NATO, dhe këtë vend ndoshta do ta pasojë Suedia, transmeton Reuters, përcjellë GazetaEnigma. / GazetaEnigma