Prokurorja, Vilma Ruskovska ka dhënë urdhër që Byroja për Furnizime Publike ta dorëzojë gjithë dokumentacionin për furnizime publike të 19 spitaleve modulare në Maqedoni.
Një urdhër i tillë vjen pas zjarrit tragjik që ndodhi në spitalin modular të Tetovës ku humbën jetën 14 persona.
Edhe ministri Filipçe bëri thirrje organeve hetuese që të hetojnë furnizimet publike duke ofruar gjithë dokumentacionin e plotë.
Ministri gjithashtu tha se spitalet kanë kaluar nëpër gjitha procedurat dhe se janë të sigurta për përdorin.
Vlenë të theksohet se Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe sot ka mbajtur konferencën e tij të parë për media pas tragjedisë në spitalin COVID në Tetovë ku mbetën të vdekur 14 persona, sipas shifrave zyrtare.
Ai theksoi se nuk do të japë dorëheqje derisa të mbarojë hetimi për zjarrin në spitalin e Tetovës, ndonëse gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme është folur për dorëheqjen e tij.