Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt dje në Tiranë.
Në një video të publikuar nga mediat, Osmani dhe Rutte shihen duke shkëmbyer një përshëndetje të ngrohtë. Gjatë takimit, shefi i NATO-s i drejtohet Osmanit me fjalët: “presidentja ime e preferuar”, duke treguar një vlerësim të veçantë për të.
Kosova është përfaqësuar në këtë samit nga presidentja Osmani, e cila zhvilloi takime me disa liderë evropianë për të forcuar bashkëpunimin dhe për të avancuar integrimin evropian të vendit.