Mark Rutte, kryeministër i Holandës, ka pritur sot në takim homologun e tij të Shqipërisë, Edi Ramën.
Rutte ka thënë se Rama është lideri me më përvojë në rajon, i cili ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet.
“Po ta shihni rajonin për momentin, drejtuesi me më përvojë që ka marrëdhëniet më të mira me të gjithë është ky burri që ka sot ditëlindjen”, ka shtuar ai.
Ai madje tha se bashkëpunimi në mes të Holandës dhe Shqipërisë është i shkëlqyeshëm dhe se miqësia e tyre është e jashtëzakonshme.
“Bashkëpunimi mes dy vendeve tona është e shkëlqyer, miqësia midis neve dyve është e jashtëzakonshme dhe sot do të jetë një mundësi për të ndërtuar më shumë mbi këtë miqësi”, ka thënë Rutte në një konferencë për medie.
Kryeministri Rutte po ashtu tha se Holanda mbështet propozimin francez që do të mundësojë heqjen e bllokadës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Problemi këtu është në Maqedonia e Veriut dhe falë përpjekjeve franceze ka pasur një moment të ri në procesin e anëtarësimit dhe sigurisht ndikon edhe në Shqipëri pasi të dyja janë të lidhura politikisht. Ne mbështesim propozimin francez për heqjen e pengesave që po bllokojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin e anëtarësimit”.