Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka lavdëruar sonte presidentin amerikan, Donald Trump për faktin se ai “thau ngërçin” me presidentin rus Putin duke “nisur dialogun”.
Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Rutte shton se “nëse luajmë mirë, mund ta mbyllim këtë”.
Më pas, lideri i NATO-s thekson se është “tejet e rëndësishme” që Trump po thotë se është “i gatshëm të marrë pjesë” në garancitë e sigurisë për Ukrainën, duke e quajtur këtë “një hap të madh” dhe një “ndryshim të rëndësishëm”.
Në përgjigje, Trump lavdëron vendet e NATO-s për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga 2% të PBB-së “që nuk paguheshin gjithmonë” në 5% “që tani paguhen”.