Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, që qëndroi bashkë me shefin e saj Mark Rutte, në Prishtinë, u shpreh se përkushtimi i Aleancës Veriatlantike për rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë.
Radmila Shekerinska, përmes një postimi në platformën X, tha se NATO-ja e ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon për 30 vjet.
“Kënaqësi të takoj personelin e misionit tonë KFOR. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon për 30 vite. Dhe përkushtimi ynë mbetet i fuqishëm”.
“Rajon i Ballkanit Perëndimor i sigurt do të thotë më shumë siguri përgjatë tërë zonës Euro-Atlantike”, potencoi Shekerinska.
Shefi i saj, Mark Rutte, në një bashkëbisedim me gazetarë në Prishtinë, ku mori pjesë edhe Klan Kosova, tha se ShBA-ja nuk do të largohet as nga NATO-ja e as nga KFOR-i.